SHBA: S`kalon as këtë vit rezoluta për gjenocidin në Armeni

Ligjvënësit amerikanë kanë përfunduar punën e paraparë në kalendar për këtë vit pa marrë veprime mbi propozim-rezolutën që kërkonte nga SHBA-të të deklaronin si genocid vrasjet masive të armenëve nga ana e turqve osmanë.
Mbështetësit e rezolutës i kanë dhënë një shtytje aprovimit të saj në ditët fundit të sesionit vjetor të Kongresit, me gjithë kundërshtimet nga administrata e Obamës.
Masat janë kundërshtuar edhe nga udhëheqësia e Turqisë, aleati i Amerikës në NATO.
Raportohet se miratimi i rezolutës në vitin e ardhshëm po ashtu është vënë në dyshim, pasi që kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Xhon Bohner, e kundërshton po ashtu atë.
Armenia thotë se deri në 1,5 milionë armenë janë vrarë në mënyrë sistematike nga turqit osmanë në kohën e Luftës së Parë Botërore.
Qeveria e Turqisë mohon se vrasjet përbënin një politikë të genocidit.