Pakistan, 13 të vdekur në një aksident rrugor

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Kashmirin pakistanez kur autobusi me të cilin udhëtonin ka përfunduar në një humnerë. Lajmin e kane bërë të ditur mediat indiane. Mjeti ishte i tejmbushur me turistë që udhetonin per në Himalaje. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryeqytetit Muzafarabad. Forcat policore mendojne se shkak i aksidentit është shpejtësia e madhe me te cilen udhetonte autobusi .
< I mëparshmi
< I mëparshmi