E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan 16 persona vriten nga sulmi i amerikaneve

Një sulm ajror amerikan në veri-perëndim të Pakistanit ka vrarë 16 persona pasi dy predha u lëshuan të mërkurën ndaj një godine në rajonin tribal të Vaziristanit.

Sipas BBC, shumica e viktimave ishin anëtarë të grupit militant Haqqani. Ky është sulmi i dytë ajror që nga koha kur Navaz Sharif u bë kryeministër i Pakistanit dhe bëri thirrje për ndalimin e sulmeve të tilla. Në sulmin e 8 qershorit, sërish në Vaziristan, u vranë 7 persona. Vaziristani është një fortesë e njohur e Al Kaedës dhe militantëve talebanë. Sulme të tilla janë një burim tensioni në marrëdhëniet SHBA-Pakistan. Mendohet se që nga viti 2003, sulmet ajrore të CIA-s në Pakistan kanë vrarë rreth 3460 persona. 890 prej tyre kanë qenë civilë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›