E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, 20 të vdekur nga rrëzimi i avionit

Autoritetet pakistaneze njoftojnë se deri tani kanë gjetur trupat e 20 personave të vdekur, të cilët ndodheshin në bordin e avionit që u rrëzua në Islamabad të Pakistanit.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave përvec 20 kufomave janë gjetur edhe trupat e tre personave të tjerë të plagosur, të cilët janë dërguar në spital.

Policia pakistaneze njoftoi se avioni ishte nisur nga qyteti i Karacit për në Islamabad dhe u rrëzua në kodrat e Margallasë, në afërsi të kryeqytetit.

Televizionet pakistaneze transmetuan pamjet me avionin që lëshonte tym dhe helikopterët që fluturonin mbi vendin e ngjarjes. Autoritetet kanë organizuar një operacion masiv shpëtimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›