EULEX bastis shtëpinë e ish-kreut të UCK-së

Policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e ish-komandanti të UçK-së nen mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Bastisja lidhet me hetimet në rastin Bllaca. Aksioni u organizua nga gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
Një prokuror special i EULEX-it është i pranishëm në vendin e ngjarjes për të siguruar mbledhjen e efektshme të materialit dëshmues dhe të japë shpjegime të plota për personat e pranishëm në vendngjarje.