E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: 100 ditët historike për Shqipërinë

Në konferencën për shtyp, Berisha ka theksuar veçanërisht pranimin nga ana e Bashkimit Evropian të aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në bllok. “100 ditëshi që lamë pas është viti i vendimeve historike që BE ka miratuar për Shqipërinë. Ky 100 ditësh u karakterizua nga një mirëbesim total i Brukselit, i KE, presidencës së BE, Këshillit të Ministrave të BE dhe Parlamentit Evropian ndaj maxhorancës në pushtet. Më 16 nëntor ministrat e Jashtëm vendosën të pranojnë kërkesën e Shqipërisë për anetarësimin në BE”,u shpreh Berisha. Kryeministri shqiptar ka premtuar se qeveria e tij do të angazhohet maksimalisht për të përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave në gjashtë mujorin e parë të vitit të ardhshëm. “Këto 100 dite jane historike sepse janë pikërisht ato ku Shqipëria doli në listën e bardhë për heqjen e vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. Premtimi im më solemn gjatë fushatës ka qenë heqja e vizave brenda vitit të parë të këtij mandati. Janë 120 kërkesa që qeveria duhet të plotësonte dhe sa të plotësohen edhe disa kushte të tjera, shqiptarët do të përjetojnë realizimin e një premtimi”,vijoi Berisha. Ai ka nënvizuar si “historik” edhe faktin që BE-ja i dorëzoi Shqipërisë pyetsorin, çka sipas kryeministrit përkthehet si besim tek qeveria shqiptare. Gjatë konferencës, Berisha nuk ka lënë pa përmendur edhe zgjedhjet e 28 qershorit, duke ritheksuar se ato ishin më të mirat të zhvilluara ndonjëherë dhe se u certefikuan edhe nga 20 mijë komisionerë socialist dhe shumë vëzhgues ndërkombëtar. Ai akuzoi opozitës se ka tentuar të jetë bllokuese e këtyre proceseve. “Koalicioni dhe mazhoranca e krijuar, funksionaliteti i saj ishin kushte të domosdoshme për të bindur vendet anëtare të BE për të miratuar kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Opozita me bojkotin e saj i privoi vetes një shans historik për të qenë pjesë e reformave që sollën këto vendime. Opozita dhe zoti Rama duket se mbraptësisht mendojnë se, nëpërmjet bojkotit do t’i bënte thirrje ndërgjegjes së Evropës që të ndalonte këto vendime. Por jo. Këto vendime nuk do të liheshin. Ato u morën sepse Brukseli konstatoi se bojkoti i opozitës është pa kauzë demokratike, sepse me këtë bojkot kërkohet t’i vihet kazma në themel ndertesës së demokracisë, të dalë Parlamenti mbi gjykatat dhe kjo është e papranueshme”, ka nenvizuar Berisha.Ai shtoi se shpresonte se “këto 100 ditë të bejnë zotin Rama të marrë vendimin e duhur. Unë e ftoj që reformat t’i bëjmë bashkarisht për të mirën e vendit”.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›