Pakistan, 49 të vdekur në një atentat të dyfishtë
Pakistani është përfshirë në një valë të paprecedent atentatesh të përgjakshme, shumica të kryera nga kamikazë talebanë aleatë të Al-Kaidës, me të cilët ushtria po lufton në veriperëndim të vendit, kufi me Afganistanin.
Në Lahore dje në mbrëmje, skuadrat e shpëtimit njoftuan, më tepër se tri orë pas atentatit të dyfishtë, se kanë evakuuar kufomat e 36 personave nga vendi i tragjedisë. Por, një zjarr shumë i madh që po dëmtonte dyqanet dhe restorantet pengonte edhe pas mesnatës kryerjen e hetimeve.
Orët e para të mbrëmjes, dy bomba shpërthyen me një interval prej rreth 30 sekondash në një treg të qytetit, përpara një poste policie dhe përpara një banke, afro 40 metra larg njëri-tjetrit.
Tregu Moon, një nga më të frekuentuarit në Lahore dhe që ndodhet në qendër të këtij qyteti me tetë milionë banorë, në momentin e atentateve ishte në një kohë piku.