Shembja e pallatit, Peza: Berisha presion politik ndaj familjes time
TIRANE- Tensionohet situata në mjediset afër pallatit 12 katësh në qendër të Tiranës, 3 katet e para të të cilët u prishën dje nga policië ndërtimore.
Pallati i cili është pronë e kunatit të deputetit të Partisë Socialiste, Dashamir Peza, pas hotel Tirana Internacional (15 katëshit ),
është urdhëruar të prishet nga inspektorati ndërtimor.
Sot rreth orës 08.45 minuta deputetë të Partisë Socialiste kanë tentuar të hyjnë brenda në pallat por nuk janë lejuar nga policia.
Gazetarët informojnë se ka pasur konflikt mes deputetëve PS që ndodhen aty dhe punonjës të inspektoriatit të policisë ndërtimore të cilët nuk kanë lejuar deputetët të hyjnë brenda. Më pas deputetët kanë hyrë me forcë në ambientet e rrethuara nga policia. Në vendngjarje janë të pranishëm dhe policia bashkiake.
Mësohet se nga deputetët socialistë të pranishëm afër pallatit 12 katësh janë Besnik Baraj, Eduard Shalsi, Valentina Leskaj dhe Shega Ligori. Deputeti Shalsi pas konfrontimit me policinë është lejuar të hyjë në ambientet e pallatit.
Në vendngjarje kanë mbërritur dhe përforcime të tjera policore nga Drejtoria e Qarkut Tiranës.
Shembja e pallatit, Peza: Berisha presion politik ndaj meje e familjes time
Deputeti socialist Dashamir Peza deklaron se pas shembjes së pallatit është skema e presionit politik që kryeministri Berisha bën ndaj tij, ndërsa kunati i tij është viktimë e agresionit politik
““Këtu po ndodh një akt politik, jo një akt që ka të bëjë me vendosjen e ligjit. Një sjellje abuzive e hapur në kundërshtim me ligjin, duke përdorur dhunë e shtetit kundër një propagande politike, dhunë ndaj deputetëve PS. Kam ardhur si qytetar dhe deputet i PS, jo për të mbrojtur kunatin tim, por faktin që kunati im është viktimë e agresionit politik. Është një agresion politik ndaj meje dhe familjes time. “- deklaroi Dashamir Peza, i ndodhur afër pallatit 12 katësh, në një prononcim të dhënë për NEWS 24.
Ai akuzoi kryeministrin se sulmi ndaj tij është i mirëplanifikuar dhe ka për qëllim shpërqëndrimin e vëmendjes nga qëndrimi i PS-së për hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit.
“Ky është plan i qartë dhe i mirëplanifikuar me sulme dhe shpifje personale ndaj meje dhe familjarëve të mi për të dobësuar atë rezistencë që po bën PS për hapjen e kutive. Është për të shpërqëndruar vëmendjen nga hapja e kutive dhe për ta zhvendosur në një cvështje që e përshkruajnë si luftë kundër mafias.”
Peza vazhdon më tej duke u shprehur se ndihet i kërcënuar personalisht dhe për familjen e tij dhe se shumë shpejt kryeministri do të përballet me një padi penale dhe civile që ai së bashku me avokatët e tij po e përgatisin.
“Ndihem i kërcënuar personalisht, dhe për familjen time. Sulmi dhe dhuna e shtetit po përshkallëzohet. Sot kur duhet të festojmë demokracinë përballemi me policë që ndalon një deputet për të shkuar aty ku e thërret detyra. Nuk jam i frikësuar. Jam më i vendosur, dhe bashkë me avokataët e mi po përgatisim padi penale dhe civile për shfije t ulëta dhe gjuhën që ka përdorur Berisha. Nuk do heq dorë nga lufta që po bëj. Nuk po e bëj për veten time, por për të gjithë shqiptarët.”
(vazhdon)