Pakistan, 5 të vrarë nga sulmi amerikan
Zyrtarët e inteligjencës pakistaneze kanë thënë se avionët amerikanë kanë qëlluar një shtëpi në rajonin fisnor të Vazirisanit, duke vrarë të paktën pesë persona. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Spalga ndërsa nuk është bërë i ditur numri i viktimave.
I njëjti fshat ishte shënjestër e një tjetër sulmi amerikan, rreth një javë më parë. Ai rezultoi me vdekjen e nëntë personave, përfshirë disa militantë të talibanëve pakistanezë.
Zona thuhet të dominohet nga Hafiz Gul Bahadur, një komandant i shquar militant, i cili lufton kundër trupave të huaja në Afganistan.