Vritet udhëheqësi i Al Kaidës në Jemen

Udhëheqësi i Al Kaedës në Jemen raportohet të ketë vdekur.
Zyrtarët e sigurisë thonë se militanti Tarek al-Dahab është vrarë nga vëllai i tij në provincën al-Baidah, në juglindje të kryeqytetit Sana. Arsyet e vrasjes nuk janë bërë të ditura ende.
Tarek al-Dahab ka qenë i afërm i udhëheqësit shpirtëror të Al Kaidës në Jemen, Anvar al-Avlaki, i cili është vrarë nga sulmet e Shteteve të Bashkuara, vitin e kaluar.