Pakistan: Arrestohet i dyshuari për sulm në Bali të Indonezisë

Raportohet se operativisti i lartë i al-Kaidës në Indonezi, Umar Patek, i kërkuar për sulmet me bomba në Bali të Indonezisë në vitin 2002, është arrestuar në Pakistan.
Ky person është anëtar i dyshuar i grupit militant, Xhama Islamia, i ndërlidhur me al-Kaidën.
Raportet për arrestimin e tij u bazuan në dy zyrtarë të inteligjencës në Indonezi dhe në Filipine.
Të dy ata folën me agjencinë Asoshieted Pres në kushte të anonimitetit, për shkak të ndjeshmërisë së informatës.