E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, rrezatimi në ujë kalon limitet

Uji i detit në afërsi të reaktorit numër një të centralit Fukushima përmban jod radioaktiv 3,355 herë më shumë se limitet e lejuara.

Agjencia Japoneze për Energji Bërthamore ka hedhur poshtë efektet e mundshme të radioaktivitetit, ndersa banorët janë evakuar nga zona.

“Ne duhet të jemi vigjilentë dhe të punojmë në parandalimin e ndonjë rrjedhjeje të mëtejshme në det. Shifrat janë të njëjta si në leximet paraprake. Është konfirmuar edhe me Komisionin e Energjisë Atomike në Japoni se zona 20-kilometërshe e centralit Fukushima Daiçi është evakuuar, prandaj nuk ka mundesi të ndikojë te banorët”, tha zëvendësdrejtori i Agjenicë Japoneze për Energji Atomike, Hidehiko Nishijama.

Kryeministri Naoto Kan ka ritheksuar se qeveria e tij është në gadishmëri maksimale, ndersa gjendja në Fukushima mbetet "e paparashikueshme".
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›