E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, Braun kerkon hetime per atentatet ne Mumbai

Kryeministri britanik Gordon Braun ndodhet per nje vizite zyrtare ne Pakistan ku ne qender te vemendjes jane vene sulmet e 26 nentorit ne Mumbai te Indise.

Sipas nje bashkepunetori te kryeministrit britanik, Londra mund te kerkoje te marre pjese ne hetimet per zbardhjen e atentatoreve te vertete.

Gjate kesaj vizite, Braun ka folur me tone te ashpra, duke kerkuar ndjekjen e nje linje te ashper ndaj fraksioneve ekstremiste. Ai ka theksuar gjithashtu se ka bindjen qe ne atentatet e Mumbait eshte i perfshire grupi pakistanez Lashkar-e-Taiba.

Nderkohe, tensioni ne kufirin mes Indise dhe Pakistanit eshte rritur. Sipas Islamabadit, India ka shkelur dy here hapesiren ajrore te Pakistanit ne zonen e Azad Kashmirit dhe ne qytetin e Lahores.

Aereonautika indiane nuk e ka pergenjeshtruar kete lajm, por pohon se behet fjale per dy episode te pavullnetshem. Flota pakistaneze eshte vene ne gadishmeri numer nje edhe pse qeveria ka pohuar se nuk pret qe situata te perkeqesohet.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›