Pakistan: Mbi 40 të vdekur mbas një shpërthimi në Islamabad

Hoteli Marriot, Islamabad
Policia
thotë se të paktën 40 vetë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga
një shpërthim në një hotel në kryeqytetin e vendit, Islamabad.
Televizionet lokale tregojnë pamje të hotelit në flakë me xhamat e dritareve të thyera. Një krater i madh shihej jashtë hotelit. Ambulancat shpejtuan në skenën e incidentit dhe rruga ishte mbushur me mbetje nga shërthimi.
Zyrtarët pakistanezë thonë se shpërthimi ishte më i madhi që ka goditur ndonjëherë kryeqytetin pakistanez. Dëshmitarët thonë se tronditja e shpërthimit u dëgjua deri disa kilometra larg.
Hoteli Marriot mbahet nën masa të forta sigurie dhe shpesh frekuentohet nga shtetas të huaj.Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për
sulmin. //mm//