E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan: Nga vërshimet së paku 30 të vdekur

Raportohet se nga vërshimet në Pakistan së paku 30 vetë e kanë humbur jetën.

Zyrtarët thanë se vërshimet i kanë përmbytur disa rrugë kryesore në qytetin më të madh Karaçi.

Nga ky qytet janë edhe pjesa më e madhe e personave që kanë humbur jetën. Disa prej tyre janë vrarë nga rryma elektrike, e disa nga shkatërrimi i kulmeve dhe mureve të ndërtesave, transmeton Rel.

Gjatë tri viteve të fundit, Pakistani është goditur shumë nga vërshimet shkatërruese, ndërsa vërshimet më vdekjeprurëse në historinë e këtij vendi, ishin ato në vitin 2010, me ç’rast humbën jetën afro 1800 njerëz, ndërsa nga vërshimet ishin prekur pothuajse 21 milionë njerëz./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›