Pakistan SHBA Tensionohen marredheniet mes dy vendeve

Serish u dogjen flamuj amerikane ne Pakistan. Pas faljes tradicionale te se premtes dhjetera mijera vete dolen neper rruge te protestonin kunder Shteteve te Bashkuara. Shkoni ne shtepi amerikane Pakistani na perket neve degjoheshin thirrjet antiamerikane. Shkak i protestaveu be lirimi te enjten 17.03 i amerikanit Raymond Davis i akuzuar per vrasje ne Pakistan.
Rasti Davis dhe gjykata pakistaneze
Rasti i Davisit megjithese marreveshja ka perfunduar duket nje rast i pershtatshem per te shprehur zemerimin kunder amerikaneve donatoret me te medhenj te Pakistanit.
Amerikani i cili u zbulua si agjent i CIA-s u akuzua per vrasjen ne mes te dites te dy pakistanezeve ne Lahore. Ai vete ka kembengulur se eshte dashur te mbrohej kunder nje sulmi hajdutesh. Davis duhej te dilte para gjyqit per vrasje. Presidenti amerikan Barack Obama beri te qarte se amerikani Davis gezonte imunitet diplomatik. Si pasoje gjykata pakistaneze e liroi amerikanin te afermit e te vrareve kishin bere te ditur se e falnin ate.
Nje perfaqesues i larte i nje organizate islamike Xhamat e-Islami Mohamad Husain e komentoi keshtu vendimin e gjykates Vendimi per te lene te lire Davis eshte nje vendim pro Amerikes dhe kunder Pakistanit. Do ta detyrojme qeverine te lirohet nga skllaverimi prej Shteteve te Bashkuara dhe te marre vendime ne interes te popullit pakistanez. Per kampin religjioz Pakistani shiti nderin e vendit. Davis duhej te varej.
Bildunterschrift Davis duke shkuar ne gjykaten pakistaneze
Sheriati lejon faljen e gjakut pas demshperblimit
Megjithate ne baze te se drejtes pakistaneze te bazuar ne sheriatin islamik eshte e munduar te blesh gjakun domethene te lirohesh nga faji permes dhenies se demshperblimit. Pikerisht kete bene amerikanet. Te afermit e viktimave moren gjithsej 235 milione dollare. Per kete shume ata e falen Raymond Davis. Vezhguesit mendojne se shumen do ta jape qeveria amerikane.
Nese protestat antiamerikane vazhdojne kjo i shkon per shtat qeverise dhe ushtrise pakistaneze. Te enjten u vrane ne nje sulm te amerikanve ne kufirin me Pakistanin rreth 40 vete. Ne Vaziristanin verior qender e talibaneve amerikanet zhvillojne shpesh sulme. Fillimisht u tha se viktimat ishin ekstremiste. Me pas qeveria deklaroi se eshte bere fjale per vrasjen e civileve. Ministria e Jashtme pakistaneze kerkoi nga SHBA te kerkoje falje per sulmin ndryshe Pakistani nuk do te marre pjese ne bisedimet mes SHBA-se Pakistanit dhe Afganistanit.
Autor Kai Kstner/Lindita Arapi
Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi