E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, Zardari-SHBA: Mjaft me sulme ajrore

Presidenti pakistanez, Zardari u ka kerkuar SHBA qe te ndalin sulmet ajrore me avione pa pilote ne Pakistan.

Lajmin per kete kerkese e ka bere te ditur ministri i Jashtem pakistanez, sipas te cilit keto sulme, te kryera kunder militanteve ne zonat kufitare me Afganistanin, kane shkaktuar kundershtimin e popullit per shkak te vrasjeve ne radhet e civileve.

Kerkesa i eshte dorezuar nga Zardari sekretares amerikane te Shtetit, Condoleeza Rice, gjate nje takimi ne seline e Organizates se Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›