E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, arrestohet komandanti i talibanëve

Ne Pakistan është arrestuar një komandant ushtarak i talibanëve radikalë-islamikë Zyrtarë amerikanë kanhe bere te ditur se personi që konsiderohet si një ndër komandantët më të lartë ushtarakë të Talibanit, është kapur në qytetin pakistanez, Karaçi.

Mullah Abdul Ghani Baradar është kapur gjatë një bastisje të koordinuar mes agjentëve të shërbimeve sekrete amerikane dhe pakistaneze dhe tani ai mbahet në gjendje arresti në një burg në Pakistan. Mullah Baradar mendohet të ketë qenë në krye të operacioneve të forcave të Talibanit në Afganistan si dhe udhëheqës i Këshillit drejtues dhe kontrollues i financave. Përveç kësaj, për një kohë ai ka qenë një njeri i besuar i liderit të Al Kaidës, Osama Bin Laden. Zëdhënësi i Talibanit ka mohuar se Mullah Baradar është kapur duke thënë se amerikanët po përpiqen që të zhvendosin vëmendjen nga disfatat e tyre.

Adela Zeza < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›