Rama: LMN, jo pjesë e PS nëse hyn në Parlament
Opozita do të rinisë protestat nëse dialogu me kryeministrin Berisha dështon. Pas konsultimit me aleatët kryesocialisti Edi Rama u shpreh për protesta para anëtarësisë socialiste në Vlorë.
"Në dëshirojmë që kjo e drejtë të vendoset përmes rrugës më të lehtë dhe rrugës më pa kosto për të gjithë, që është rruga e mirëkuptimit në tavolinë. Po nëse nuk do të gjendet mirëkuptimi në tavolinë të drejtën populli opozitar pa asnjë dyshim do ta kërkojë në rrugën e protestës. Sepse nuk jemi të predispozuar të dorëzohemi përpara faktit të shëmtuar dhe të papranueshëm që zgjedhjet në Shqipëri, pavarësisht se si voton populli i fiton ai që numëron", deklaroi Rama në Vlorë.
Në rast se futen në Kuvend pesë deputetët socialistë të lëvizjes për mendimin ndryshe, nuk do të jenë më pjesë e PS, sipas deklaratës së kryesocialistit Edi Rama në Vlorë. "Në momentin që një numër njerëzish shkëputen nga partia, nuk janë më Partia Socialiste", komentoi Rama.
Dialogu nuk do të vazhdojë pa fund tha Edi Rama menjëherë pas takimit me kryeministrin Sali Berisha. Tashmë për protestat ka marr mbështetjen e aleatëve dhe anëtarësisë.
Dorian Kodra < I mëparshmi