E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, arrestohet lideri i një grupi ekstremist

Policia në Pakistan ka njoftuar për arrestimin e udhëheqësit të një grupi ekstremist sunit.

Malik Ishak, lider i grupit Lashkar-e-Jangvi, akuzohet për nxitje të urrejtjes fetare dhe organizim të sulmeve.

Policia tha se Ishak është arrestuar në qytetin e Lahores, pasi kthimit nga pelegrinazhi në Arabinë Saudite.

Lashakr-e-jangvi, i cilësuar si grupi më i rrezikshëm sunit në Pakistan, është ndaluar më shumë se një dekadë më parë nga ish-presidenti Pervez Musharaf.

Grupi, i cili dyshohet se ka lidhje me Al Kaedën, akuzohet për vrasjen e qindra myslimanëve shiitë, pas shfaqjes së tij në fillim të viteve 1990.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›