E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londër, sot vendimi për dy manjatët rusë

Gjykata e Londrës do të vendosë sot për betejën mes dy manjatëve rusë Roman Abramovic dhe Boris Brezovski.

Brezovski, ish-ndërmjetës i Kremlinit, ka akuzuar pronarin e klubit të futbollit Çelsi se e ka tradhtuar duke i shitur aksionet e tij për kompaninë ruse të naftës, Sibneft, poshtë vlerës së tyre.

Brezovski, ka kërkuar 4.8 miliardë dollarë dëmshpërblim nga miliarderi Abramovic.

Ky i fundit i ka hedhur poshtë akuzat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›