Pakistan digjen serish cisternat e NATO-s

Rreth 20 persona te armatosur i kane vene flaken pothuajse 30 automjeteve te NATO-s qe transportonin karburant per trupat nderkombetare ne Afganistan.
Automjetet e NATO-s ishin parkuar perpara nje restoranti prane qytetit te Sibit dhe ishin drejtuar per ne qytetin kufitar te Camanit.
Pak para agimit persona te armatosur kane qelluar dhe me pas leshuar raketa ndaj kamioneve duke shkaterruar 28 nga 29 prej tyre ka deklaruar nje funksionar qeveritar.
Djegia e cisternave te NATO-s eshte teknika qe po perdoret se fundmi nga militantet per te goditur trupat nderkombetare qe kane intensifikuar operacionet kunder talebaneve.