E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan furgoni bie ne lume vdesin 15 femije

Te pakten 15 nxenes shkolle kane humbur jeten kur furgoni me te cilin po transportoheshin doli nga rruga dhe ra ne lume ne zonen e Kashmirit Pakistanez.

Lajmin e kane bere te ditur autoritetet lokale sipas te cilave 20 persona te tjere mes te cileve dy mesuese rezultojne te humbur.

Policia lokale thote se furgoni ra nga nje lartesi prej 300 metrash ne nje zone ne afersi te qytetit Muzafarabad.

Banoret e zones shkuan menjehere ne vendngjarje per te shpetuar femijet para se te mberrinin forcat e policise dhe ato ushtarake.

Burimet shtojne me tej se ne momentin e aksidentit ne furgon ndodheshin rreth 30 deri ne 35 nxenes dhe dy mesues.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›