Sejdiu fjalim ne Universitetin e Harvardit
Sejdiu ka deklaruar se pavaresia ishte e vetmja zgjidhje pas spastrimit etnik te nisur nga Milloshevic dhe ka theksuar se Kosova tani nuk do te bisedoje me per ceshtje qe kane te bejne me statusin apo integritetin territorial te saj.
Pavaresia e Kosoves eshte rezultat i nje rezistence te gjitheanshme te mbajtur pergjate shekujve kunder shtypjes sistematike qe u behej kosovareve dhe qe kulmoi me spastrimin etnik me ardhjen ne pushtet te Milloshevicit ka pohuar Sejdiu.
Kjo situate imponoi edhe nderhyrjen vendimtare te NATO-s e cila ndali spastrimin etnik dhe shpetoi popullin e Kosoves nga shperberja fizike ka nenvizuar ai.
Presidenti eshte shprehur se Kosova eshte e gatshme per bashkepunim rajonal dhe ka shtuar se ajo ka nje vizion te qarte per te ardhmen.