E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, lirohen pengjet nga xhamit

Dy xhami u sulmuan sot në Lahorë të Pakistanit, gjatë lutjes së të premtes së islamikëve.

Një grup personash të armatosur kanë sulmuar dy vendet e kultit me granata, duke shkaktuar vdekjen e 56 personave dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve.

Për disa orë ata morën peng edhe 1500 persona. Pas përleshjeve mes personave të armatosur dhe forcave të rendit u bë i mundur lirimi i pengjeve.

Sulmi është marrë përsipër nga krahu i Punjab del Tehrik-i-Taliban Pakistan, lëvizja e armatosur klandestine talebane në luftë me qeverinë qendrore të Islamabadit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›