E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan mjeku qe spiunoi Bin Laden ne gjyq


Një komision qeveritar në Pakistan kembengul në fajësimin e mjekut që ndihmoi CIA-n të vihej në gjurmët e Osama bin Ladenit dhe pretendon nxjerrjen e tij ne gjyq per tradhti te larte.

Doktor Shakil Afridi akuzohet per programin e rreme te vaksinimit ne Abotabad, permes te cilit amerikanet tentuan te merrnin kampione ADN-je nga banoret e kompleksit ku me vone u mesua se jetonte qetesisht njeriu me i kerkuar nga Shtetet e Bashkuara.

Afridi u prangos menjehere pas sulmit te fillimit te majit, ku mbeti i vrare shefi i Al Kaedes. Komisioni i ngritur per kete ceshtje ka marre ne pyetje zyrtare te inteligjences, si dhe familjaret e Bin Ladenit. Thellesisht i turperuar nga misioni i befasishem i forcave speciale amerikane ne territorin e tij, Pakistani e pershkroi nderhyrjen si dhunim te sovranitetit. Komisioni qeveritar i kryesuar nga nje ish-anetar te Gjykates se Larte, eshte ngarkuar te zbuloje sesi arriti ushtria amerikane te ndermerrte nje sulm brenda pakistanit pa u pikasur nga askush. Nga ana tjeter, eshte detyre e tij te hetoje edhe si mundi Osama bin Laden te jetonte per vite te tera ne Abotabad, ne nje kompleks shume prane nje kazerme ushtarake.

Washingtoni insiston qe doktor Afridi te lihet i lire dhe te lejohet te jetoje ne Shtetet e Bashkuara. Vetem pak pas vrasjes se Bin Ladenit, dolen ne drite raporte, sipas te cilave, mjeku ishte rekrutuar nga CIA per organizimin e fushates se rreme te vaksinave, si menyra e vetme per te kuptuar nese sheiku i terrorit fshihej vertet ne ate shtepi. Ende nuk eshte e qarte nese ndonje kampion ADN-je u arrit te merrej vertet nga Bin Ladeni apo te afermit e tij.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Ndërron jetë ish-presidenti Ramiz Alia
Shuhet në moshën 86-vjeçare ish-udhëheqësi komunist
Tre gra marrin Nobelin e Paqes
“NATO, integrimi kërkon dhjetë vjet”
Një kombëtare “e arnuar” në Francë
Incident në Mitrovicë, digjet makina e një serbi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›