E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘The Simpsons’ drejt fundit

Një hije misteri ka rënë mbi familjen Simpson dhe këtë herë jo për ngjyrën e Homer, Marge, Bart, Lisa dhe Maggie.

Pas 23 vitesh sukses, serialit të animuar duket se po i vjen fundi. Homer mund ta varë kulaçin e tij në gozhdë që pranverën e ardhshme. Shkak është bërë përplasja mes dubluesve dhe drejtuesve të Fox, të cilët duan t’u shkurtojnë atyre rrogat.

Përveçse është historia më e gjatë e televizionit, stikomi i animuar është edhe ndër më të kushtueshmit. Por pavarësisht kësaj, fjala ‘fund’ nuk është shkruar ende.

“Ne shpresojmë se do të mund të arrijmë një marrëveshje me dubluesit, në mënyrë që ‘The Simpsons’ të vazhdojnë të argëtojnë audiencën me episode origjinale në vitet e ardhshme”, deklaruan drejtuesit e Fox.

Mësohet se stafi i filmit të animuar ka dështuar në negocimin e një shkurtimi prej 30 për qind të rrogës në këmbim të një përqindjeje të caktuar të fitimeve të tij.

Ngjarjet e familjes së famshme janë të ambientuara në qytezën Springfilld, pa saktësuar se në cilin shtet të Amerikës, ku ndodhen rreth 20 qyteza me të njëjtin emër.

Seriali ka pasur një sukses të madh pasi tregon jetën e përditshme të një familjeje amerikane të klasës së mesme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›