E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, një deputet humb jetën nga sulmi me bombë

Lajmi bëhet i ditur nga burimet zyrtare në vend. Ministri i Informacionit i provincës, Mian Iftikhar Hussain, deklaroi se Shamsher Ali, anëtar i partisë Kombëtare Awami, kishte mbetur i vdekur nga sulmi.

Partia është pjesë e koalicionit që qeveris provincën North West Frontier, vendstrehim i talebanëve. Në luftën kundër rebelimit talenban, Pakistani ka nisur një ofensivë tokësore në rajonin Swat dhe ka spastruar nga rebelët pjesën më të madhe të rajonit, por ende përballet me rezistencë dhe sulme.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›