E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: Rama keqpërdor zonjat e Partisë Socialiste

“Kështu denoncimeve të bazuara me dokumenta të pamohueshme, ai u përgjigjet me një dhunim dhe poshtërim të vlerave familjare duke u imponuar zonjave të nderuara të Partisë Socialiste të dalin çdo ditë e t’u thonë shqiptarëve se këto sulme janë ndërhyrje në jetën e tij private dhe se këto akte nuk qënkan dhunim i familjes”, theksoi zëdhënsja, Erla Mëhilli.

Më tej, deklarata e PD-së përmend edhe problemet familjare dhe marrëdhëniet që zt. Rama ka pasur me partneret e tij.

“Zt. Rama duhet tët rikujtojmë se nxjerrja e partneres nudo në plazhe publike është akt i shëmtuar dhe i dënueshëm në cdo vënd të lirë të botës - akuzat monstruoze ndaj bashkëshortes për atësinë e fëmijës dhe mohimi i kafshatës së gojës fëmijës tënd nëpërmjet këtij preteksti dhe akuze, - rrahja publike e partneres tjetër si dhe aktet e dhunës ndaj familjarëve të tu nuk janë akte private por akte të shëmtuara me përgjegjësi të rëndë publike dhe ligjore”, tha më tej ajo.

Mëhilli ka denoncuar atë që sipas saj, kreu socialist po keqpërdor zonjat e PS-së, duke i përdorur ato si avokate të dhunës tënde ç’njerrëzore.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›