Pakistan partia anti-talebane nen shenjester

Një shpërthim në Karachi, Pakistan, ka lënë të paktën 8 të vdekur dhe më shumë se 20 të plagosur, njoftuan autoritetet pakistaneze gjatë së premtes.
Shënjestra e shpërthimit, sipas Salim Abbasi, një zyrtar i policisë së Karachi-t, ishte takimi i Partisë Kombëtare Aëami, një parti politike liberale anti-talibane. “Është ende e paqartë se cfarë e shkaktoi shpërthimin”, tha zëdhënësi i policisë, Naeem Shah. Personeli i emergjencës u ndodh në vendngjarje dhe hetimet nisën menjëherë, shtoi ai. Shpërthimi vjen në një moment, kur Pakistani përgatitet për zgjedhje muajin e ardhshëm. Një tjetër parti liberale anti-talebane, Lëvizja Muttahida Quami (MQM), u bë shënjestër e një shpërthimi nga distanca, që vrau 2 persona dhe plagosi 18 të tjerë, në fillim të javës, tha policia e Karachi-t. Në një telefonatë për CNN, pas atij sulmi të parë, zëdhënësi i talebanëve, Ihsan Ullah Ihsan, tha se grupi mori përgjegjësinë e shpërthimit. Një zyrtar i MQM-së, ndërkohë, tha se partia mund të mbyllë zyrat e saj politike anembanë vendit, në shenjë proteste ndaj sulmit. “Qeveria dështoi të na siguronte sigurinë”, tha zëvendës shefi i MQM-së, Farooq Sattar. “Këto sulme frikacakësh nuk do të na demoralizojnë as ne, as punonjësit tanë... Do të mposhtim talebanët duke ofruar edukim për popullin”.