Pakistan, rrzohet avioni me 150 pasagjer

Një avion me pasagjerrë është rrëzuar sot në afërsi të kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave në bordin e avionit udhëtonin mbi 150 persona.
Avioni ishte nisur nga Karaci dhe ishte drejtuar për në kryeqytetin pakistanez, saktësojnë burimet.
Ato shtojnë më tej se nga informacionet e mbledhura rezulton se mjeti fluturues është rrëzuar tek kodrat që rrethojnë Islamabadin. Për momentin nuk dihet numri i viktimave.