Pakistan, shpërthimi në xhami vret 20 persona
Sipas autoriteteve pakistanze, të paktën 20 persona janë vrarë nga shpërthimi i fuqishëm në një xhami Shia dhe reth 50 të tjerë janë plagosur.
Megjithëse nuk është e qartë se kush e ka kryer sulmin, mendohet se mund të jetë realizuar nga grupet militante Sunite.
Polica po investgon në vendin e ngjarjes dhe mendohet se ka qenë një kamikaz që ka shkaktuar një shpërthim aq të fuqishëm që ka rëzuar gjithë tavanin e xhamisë çka ka bërë që shumë besimtarë të cilët ndodheshin brenda të vdesin dhe shumë të tjërë të mbeten të bllokuar nën rrenoja.
Ndër të vdekurit ka patur edhe 4 fëmijë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
