E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti i BE-së, Westerwelle: Keqardhje për vendimin e Britanisë

Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle gjatë një takimi me homologun e tij portugez në Lisbonë tha se ishte i kënaqur me rezultatet e samitit të BE në Bruksel. Westerwelle theksoi se i vjen keq për vendimin e Britanisë për të mos mbështetur marrëveshjen përfundimtare.
 

"Natyrisht, na vjen keq që një vend nuk mbështeti paketën e stabiliteti të Bashkimit Europian, por kjo është një ftesë edhe për ato vende në Bashkimin Evropian që nuk janë pjesë e eurozoës dhe në këtë moment nuk duhet të hezitojnë pasi rruga për një stabilitet, nuk është vetëm në interes të disa vendeve, ajo është në interes të Bashkimit Evropian në kohën e globalizimit, "tha Westerwelle në një konferencë për shtyp. Shefi i diplomacisë gjermane tha se dera ishte e hapur për të gjithë shtetet anëtare për të marrë pjesë në këtë detyrë të vështirë për të kapërcyer krizën e borxhit që ka përfshirë Evropën, pavarësisht kundërshtimit të tyre fillestar.

"Ne besojmë se nëpërmjet besimit do të punojnë për të ardhmen e Evropës dhe kjo do të mundësoje një krijimin e një Evrope të bashkuar," tha ministri i jashtëm gjerman, ndërsa theksoi se marrëveshja do të vihet në veprim shumë shpejt.
Ndërkohë ministri i jashtëm portugez Paulo Portas tha se ishte në interesin e Portugalisë për të vendosur rregulla që do të kontrollonin borxhin e saj.
 

Evropa ka siguruar një marrëveshje historike për të hartuar një traktat të ri për integrim më të thellë ekonomik në zonën e euros por Britania, ekonomia e tretë më të madh të rajonit, nuk pranoi të bashkohet me të tjera 26 vende në një bashkim fiskal dhe ishte e izoluar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›