Pakistan, vazhdon marshi kundër SHBA-së

Një karvan i gjate njerezish i udhëhequr nga politikani pakistanez, Imran Khan ka marshuar drejt Vaziristanit Jugor për të protestuar kundër sulmeve të telekomanduara të Shteteve të Bashkuara.
Është e paqartë nëse autoritetet do të lejojnë marshimin, ne te cilin jane përfshire edhe anëtarë amerikanë të grupit anti-luftë Code Pink, për të arritur destinacionin e planifikuar, i cili konsiderohet si fortesë e talibanëve dhe Al Kaidës.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se militantët islamikë mund të sulmojnë protestuesit. Politikani opozitar, Imran Khan, dhe mbështetësit e tij thonë se sulmet e telekomanduara në Pakistan vrasin civilë të pafajshëm dhe duhet të ndalohen.
Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se ato qëllojnë kryesisht militantë islamikë dhe “janë një mjet i rëndësishëm në luftën kundër ekstremizmit në rajon”.