Pakistan vriten 4 ushtare dhe 14 militante
Së paku katër ushtarë pakistanezë dhe 14 militantë janë vrarë gjatë një ofensive të re ushtarake në pjesën veriperëndimore.
Zyrtarët kanë thënë sot se ushtarët dhe kryengritësit ishin vrarë në malet e largëta në rrethin Khyber, në kufirin me Afganistanin, ku talibanët luftojnë kundër forcave proqeveritare lokale, prej muajit Janar të këtij viti.
Viktimat e përleshjeve nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, pasi është e pamundshme që gazetarët të kenë qasje në malet e largëta.
Raportohet se prej Janarit, në luftimet në malin Tirah Valley në rrethin Khyber, janë zhvendosur afro afro 44 mijë civilë.