Barcelona fiton 5-0 ndaj Majorkes ne La Liga

Nuk e pati problem Barcelona mungesën e Lionel Mesit në ndeshjen e fundit të kampionatit spanjoll ku mundi 5-0 Majorkën.
Takimi i luajtur në stadiumin “Kamp Nou” u vendos që në pjesën e parë kur vendasit shënuan 4 herë.
Fabregas ishte lojtari më i mirë në fushë duke shënuar 4 gola, ndërsa sulmuesi Aleksis Sançez realizoi dy të tjerët.
Mesi bëri pushim për shkak të dëmtimit që pësoi në Champions.
Me këtë fitore, Barcelona mbetet në krye të kampionatit, me 13 pikë epërsi mbi Realin e Madridit.