E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikollari:Vajzat në Austri,të stabilizuara, por ende në koma

Mjeku i spitalit Ushtarak Luan Nikollari ka dhënë sot detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të 2 studenteve të plagosura në aksidentin tragjik në Himarë të cilat po kurohen në Vjenë të Austrisë.
 

Sipas mjekut, gjendja e dy vajzave është e stabilizuar por ato ende vijojnë të jenë në koma. “Gjendja e vajzave në Austri është e stabilizuar dhe nuk kanë përkeqësime. Eriselda Gubere vazhdon të jetë e stabilizuar, por e pashkëputur nga koma, mjekët e kanë gjykuar të jetë kështu edhe për pak kohë”- tha mjeku.
 

Ndërkohë për studentet tjetër, Florije Peci është mësuar se sot do të bëhet një tentativë zgjimi, për ta shkëputur nga koma  ndërsa është shtyrë për javën e ardhshme prova për studenten tjetër Eriselda Gubere. Për këtë të fundit, mjeku Nikollari theksoi se mund t`i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale edhe në gjenden me të cilën ndodhet.

Florije Peci ka dëmtime në kokë, trup dhe shtyllën kurrizore, ndërsa Eriselda Guberes ka dëmtime të shpretkës, hemorragji të brendshme, dëmtime të veshkës si dhe të disa vertebrave të zonës së kurrizit.
 

Sai përket vajzave të tjera të cilat mjekohen në spitalin Ushtarak, NIkollari ka theksuar se gjendja e tyre është e përmirësuar dhe gjykohet se ato mund të lënë së shpejti spitalin, por pa përcaktuar kohë.

Si pasojë e një aksidenti tragjik në Himarë humbën jetën 11 studente të Universitetit "Aleksandër Xhuvani, drejtuesi e mjetit, i fejuari i njërës prej studenteve dhe u plagosën 26 studente të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›