E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, vritet politikani liberal

Një kandidat në zgjedhjet e përgjithshme të majit në Pakistan u qëllua për vdekje në një atentat të ndodhur në orët e vona të së enjtes në Hiderabad, raportoi CNN.

Kandidati Fakhar Ul Islam u qëllua rrugës nga zyra në shtëpi, brenda makinës së tij, nga dy persona të armatosur me motor.

Islam ishte një anëtar i Lëvizjes Muttahida Quami, partia pakistaneze më liberale dhe sekuraliste, e cila kundërshton me vendosmëri lëvizje talebane dhe disa parti ekstremiste islamike.

Lideri i talebanëve pakistanezë, Hakimullah Mehsud, i ka kërkuar më parë pakistanezëve që të qëndrojnë larg votimeve.

Talebanët kanë paralajmëruar më parë partitë dhe politikanët që konkurrojnë në zgjedhje se do të jenë në shënjesterën e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›