Pakistani leviz trupat ne kufi me Indine

Ushtaraket jane vendosur nga kufiri perendimor me Afganistanin ku ishin duke luftuar kunder talebaneve dhe militanteve te Al Kaedes, ne kufirin lindor kryesisht ne zona ku nuk kishte mbulim te mjaftueshem ushtarak.
Ushtria pakistaneze ka qene ne gatishmeri te larte per te paraprire nje konflikt te mundshem me vendin fqinj, pas sulmeve te disa terroristeve pakistaneze ne Mumbai te cilet shkaktuan 160 viktima.
India dyshon se 10 personat qe kryen sulmet ne qytetin kryesor ekonomik te saj, u trajnuan ne nje kamp terrorist ne Kashmir, ne zonen e kontrolluar nga Pakistani.
Nderkohe disa ore me par kryeministri indian, Manmohan Singh ka mbledhur shtabin e pergjithshem.
Singh ka mbledhur kreun e forcave ajrore, ate te marines dhe te ushtrise per te analizuar gjendjen e sektorit indian te mbrojtjes.
Sic raportojne mediat lokale, gjate mbledhjes ushtaraket i kane ilustruar kryeministrit skenaret e kercenimeve nga nje sulm i mundshem pakistanez.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code