E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, perkujtohet pervjetori i vdekjes se Bhutto

Dhjetera mijera njerez u mblodhen ne mauzoleumin e ish- kryeministres pakistaneze Benazir Bhutto per te perkujtuar pervjetorin e pare te vrasjes se saj. Ceremoni me lutje, poezi dhe fjalime do te mbahen ne Garhi Khuda Bakhsh ne jug te vendit.

Bhutto mbeti e vrare ne nje sulm kamikaz ne qytetin Raualpindi prane Islamabadit, pas nje takimi elektoral. Njerez nga te gjitha anet kane udhetuar drejt mauzoleumit per te marre pjese ne ceremonine, ku do te flase edhe bashkeshorti i saj dhe presidenti Ali Zardari.

Perpara nisjes se ceremonise, kreu i shtetit tha se tiranet mund ta kene vrare Bhenazir, por s’do te mundin kurre te vrasin idete e saj, qe do te frymezojne brezat.

Mijera police jane vendosur ne Garhi Khuda Bakhsh, pasi ekziston frika se presidenti Zardari gjithashtu mund te behet objektiv i ndonje sulmi terrorist.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›