E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani paralajmëron SHBA-në

Ministrja e Jashtme e Pakistanit tha se Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të humbasin një aleat nëse vazhdojnë të kritikojnë publikisht punën e Islamabadit në luftën kundër militantizmit.

Hina Rabani Khar tha se “Uashingtoni nuk mund t`i lejojë vetes të armiqësohet me popullin pakistanez”.

Deklarata e saj vjen pasi shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, admirali Majk Mullen, tha se agjencia pakistaneze e zbulimit është e lidhur ngushtë me rrjetin Hakani, që është grupi më i dhunshëm i talibanëve afganë.

Mullen u ka thënë ligjvënësve në Komitetin e Senatit për Forcat e Armatosura se “rrjeti Hakani vepron si krah i vërtetë i inteligjencës së Pakistanit”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›