E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: Vendet e Ballkanit duhet të bashkëpunojnë

Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski deklaroi se vendet e Ballkanit kanë mundësi të gjejnë shumë pika bashkëpunimi, duke shtuar se investimet e përbashkëta në infrastrukturën rrugore, në kapacitete të mëdha energjetike, janë me interes të përbashkët.

Gjithashtu promovimi i mundësive turistike, si dhe pjesëmarrja e përbashkët në tregjet e treta janë me rëndësi për kryeministrin e Maqedonisë.

“Rajoni i Ballkanit përgjatë historisë është treguar si qendër prej nga është shtrirë shkenca, arsimi dhe kultura. Kjo është një bazë e mirë për të konstatuar se kemi platforma të përbashkëta dhe se mund të jemi më të mirë në secilin vështrim”, deklaroi Gruevski në Samitin e liderëve të Ballkanit, i cili u mbajt mbrëmë në Nju Jork.

Sipas tij, roli i liderëve është, para së gjithash të jenë promotor të frymës së re në Ballkan, e cila flet për bashkim në vend të ndarjeve, për ndenja pozitive në vend të urrejtjes, për bashkëpunim në vend të barrierave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›