E Diel, 1 Nëntor 2026

Pako marrëveshjesh mes Serbisë dhe Kosovës, në korrik

Një pako marrëveshjesh mes Serbisë dhe Kosovës pritet të arrihet në mesin e muajit korrik, në takimin e gjashtë të delegacioneve të të dy vendeve. Krahas marrëveshjes për lëvizjen e lirë do të jenë edhe shtatë marrëveshje që do të nënshkruhen.
 

Burimet kanë bërë të ditur se kjo pritet të ndodhë së shpejti, me pranimin e ndërsjellë të dokumenteve në kuadër të diskutimeve për lëvizjen e lirë. Veç letërnjoftimeve dhe pasaportave, Serbia pritet të pranojë edhe patentat e shoferëve të Kosovës, sikurse dhe target.
Të njëjtën gjë do të bëjë edhe Kosova me dokumentet e Serbisë.
 

“Ne besojmë se do të gjendet një marrëveshje si ai i Maqedonisë dhe Greqisë, kur Greqia nuk njeh pasaportën e Maqedonisë, por megjithatë me të mund të udhëtohet dhe vula vihet në një dokument përcjellës të bardhë”, ka thënë një burim ndërkombëtarë, i afër me bisedimet.
 

Një nga problemet që pritet të diskutohet në këto bisedime është edhe ai i doganave të Kosovës. Problemi, sipas burimit, është se Serbia do të propozojë sërish që dogana e Kosovës të mos ketë emërtim të tillë në dokumentet, por vetëm Dogana e Kosovës, pra pa cilësimin Republikë dhe pa simbolet. Kjo është refuzuar më parë nga institucionet e Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›