Maqedoni, BDI dhe VMRO-BPMNE thyejne heshtjen
Dy partitë në Maqedoni VMRO-DPMNE dhe BDI përfundimisht thyen heshtjen disa ditore rreth bisedimeve për përbërjen e re qeveritare. Dy partitë kanë zgjedhur deklaratat për shtyp për të njoftuar mbi mbarëvajtjen e negociatave për formimin e koalicionit, ku nënvizohet se nuk ka probleme dhe bllokada, por bisedimet po zhvillohen në një atmosferë konstruktive.
“Grupet për bisedime janë duke punuar në drejtim të përforcimit të partneritetit dhe besimit të ndërsjellë, si shtylla themelore për funksionimin e mirë të kabinetit të ardhshëm qeveritar”, theksohet në deklaratat e BDI-së dhe VMRO DPMNE-së.
Negociatat nga pala e BDI-së po udhëhiqen nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Abdilaqim Ademi, ndërsa nga VMRO-DPMNE nga Sasho Mijallkov
Ndërkohë sipas mediave maqedonase BDI-ja kërkon që paraprakisht të arrihet marrëveshje për zgjidhjen e statusit të UÇK-së, miratimin e një ligji gjithpërfshirës për gjuhën shqipe dhe mbylljen e rasteve të Hagës. Pas arritjes së marrëveshjes paraprake për këto çështje, BDI-ja kërkon edhe ndarje proporcionale në postet ministrore. Partia e Ahmetit kërkon ose Ministrinë e Punëve të Brendhsme si dhe disa poste të tjera.