E Diel, 1 Nëntor 2026

“Pakti i qyteteve të lira”, Rama: Më parë na shihnin me përçmim, sot Tirana platformë e arkitekturës bashkëkohore!

Zhvillohet për herë të parë në kryeqytetin shqiptar “Pact of free Cities” me pjesëmarrjen e kryetarëve të bashkive nga qytete të rëndësishme të Europës dhe botës, që synon forcimin e bashkëpunimit. I pranishëm në samitin “PACT of free Cities” ishte edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, ai foli për zhvillimin pozitiv të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë dhe tha se deri dje ishte e paimagjinueshme që Shqipëria të priste konferenca ndërkombëtare dhe samite të këtij lloji.

Kreu i qeverisë kujtoi një histori me një gazetare italiane kur ai ishte kryebashkiak. Ai tha se aso kohe gazetarja e huaj i kishte thënë se nuk kishte se çfarë të fotografonte në qytet përpos njerëzve.

Rama:  Detyra e kryetarit të bashkisë është një detyrë e posaçme dhe pa diskutim, duke qenë se kam mbuluar disa lloj detyrash të larta, kjo është e vetmja që të mbetet në lëkurë si eksperiencë. E vetmja ku kontakti dhe distanca me tjetrin është e shkurtër dhe raporti me vendin ku banon jashtëzakonisht fizik…Kënaqësi që Tirana të ketë mundësi të pres përfaqësues të qyteteve që deri dje ishin muzeume të kryeveprave të artit për piktorët e provincës.

Nuk ka qenë e imagjinueshme që ne të bëheshim vend mikpritës i samiteve, konferencave ndërkombëtare apo edhe i një samiti si ky. Për të mos mbetur vetëm në perëndim dëshiroj të shpreh shumë respekt për çfarë kanë bërë kryetarët e bashkisë në Varshavë, Varshava është një platforme për të parë se si mund të transformohet në një periudhë shumë të shkurtër. Një qytet me trashëgimi kulturore…

Me vjen mirë që në Tiranë jo vetëm ofrojmë mikpritjen tonë, por besoj se te mikpritja  i mundim holandezët  dhe të gjithë perëndimoret përveç spanjollëve dhe katalanasit që janë shumë si ne…Ça lloj turpi dhe skuqje në fytyrë e kam përjetuar kur sapo isha bërë kryetar bashkie dhe një gazetare italiane me tha më vjen shumë keq por në këtë qytet nuk kemi se çfarë të fotografojmë asgjë përveç se njerëzve.

Po të doje të mbroje  Tiranën dhe shqiptarët nga sytë përçmues të atyre që na shihnin nga jashtë nuk duhet t’i tregoje foto nga Tirana dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Duhet ta mbaje aparatin nga qielli, deti, malet por në asnjë mënyrë nga qyteti. Sot krejt ndryshe, Tirana është kthyer në platformë të jashtëzakonshme të arkitekturës bashkëkohore./vizionplus.tv 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›