E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Çdo pyll ka derrat e vet! Kryeministri thirrje diasporës për të votuar në 11 maj

I konsideruar si proces me prioritet, Edi Rama e nisi sot bashkbisedimin online me qytetarët duke informuar sërish mbi mënyrën se si diaspora duhet të votojë.

“Duhet të shkoni në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Aq e thjeshtë sa s’ka. Në Google, KQZ, pastaj në platformën e KQZ-së  keni të gjithë udhëzimet aty për të bërë procesin. Është një proces goxha i thjeshtë, por mund të marri pak kohë, sepse duhet që fotografia të jetë me atë rezolucionin e mjaftueshëm, duhet ta bëni atë foto në dritë, jo shumë në errësirë se nuk merr, duhet që kartën ta vendosni si duhet dhe nëse unë tani nuk gabohem, dhe nuk besoj se gabohem se e kam dëgjuar disa herë që për regjistrimin e kartës duhet përdorur ajo pjesa e prapme e kartës që vendoset aty në ekran. Pra, shkurt fjala siç janë regjistruar deri tani me dhjetëra, mijëra mund të regjistroheni dhe për çdo gjë besoj se aty keni të gjitha ato që iu duhen për t’u regjistruar”, tha Rama.

Sa i takon drejësisë, shefi i mazhorancës u pyet edhe për arrestimet e ish-zyrtareve të lartë të mazhorancës.

“Nuk ka ndodhur që nga 1912, që të ketë 1 person i lidhur me pushtetin politik përpara drejtësisë së pavarur. Nuk po flasim për Fatos Nanon, që u dënua nga një gjykatë politike. Po flasim për institucione të pavarësuara. Kjo është arritje e PS. As nuk duhet të diskutohet fare se këtu ka vetëm një parti që lufton përditë për të bërë shtet. Flet për një kolektivitet njerëzish. Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka në këtë proces njerëz, individë që për fat të keq që i përkasin drejtësisë dhe jo PS”, tha Rama.

Në shëndetësi Rama thotë se ndryshimi që ka bërë qeverisja e tij ishte i pakonceptueshem më parë.

“Shumëkush nuk ka shkuar në këto vite vazhdon kujton spitalet e kohës së rrumpallës dhe i bie të njëjtës daulle. Ndryshimi është i pakonceptueshëm.

Unë dy herë jam operuara në spitalin e sëmundjeve të brendshme”, tha kreu i qeverisë.

Një mesazh nuk mungoi as për opozitën.

“Nuk zgjidhet më mirë asnjë problem që ka Shqipëria, duke sharë, shpifur e mallkuar ndaj meje dhe familjes time, prindërti e mi që sot nuk janë më.Është fatkeqësi që janë thyer të gjtiha normat deëri te kanuni”, tha Rama.

Në mbyllje, Rama u ndal edhe tek shpupullimi duke e cilësuar këtë të fundit  si fenoimen global, ndërsa theksoi se gjithmonë e më shumë shqiptarët kthehen për të investuar në fshat./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›