Pakti me Greqinë, Panariti: Nuk është ngritur asnjë grup

I sapokthyer në atdhe pas vizitave në Kinë e Australi, ministri i jashtëm Edmond Panariti ka sqaruar personalisht tymnajën e ngritur për çështjen e negociatave me Greqinë për kufijtë detare.
Në një konferencë për shtyp, ministri i jashtëm konfirmoi se nuk është ngritur anjë grup pune apo ekip negociatorësh për të biseduar për herë të dytë paktin me Greqinë.
Kryediplomati tha se ministria e jashtme po trajton këte çështje, por se negociatat do të nisin sapo të jenë gati opsionet teknike.
Ministri tha se bisedimet do të bëhen në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe në respekt të ligjeve ndërkombëtare.
Ndërkaq, vizita në Kinë e kryediplomatit ka rezultuar me garancinë e ndërtimit brenda 5 viteve të ardhme të parkut industrial në Durrës dhe krijimin e një linje direkte fluturimi me Kinën. Ministri Panariti ka marrë garanci edhe nga shteti Australian për rritjen e investimeve në Shqipëri.