Kastriot Islami: Rama po zëvendëson elitën e PS-së. Bën një politikë mediokre
Ish-deputeti socialist, Kastriot Islami, ka akuzuar kreun e kësaj force politike, Edi Rama, se është duke zëvendësuar elitën e PS-së. Sipas Islamit, Rama ka larguar nga partia figura të tilla si Nano, Meidani, Bufi apo shmangur figura si Majko, për ti zëvendësuar ata me figura të sjella nga ai.
“Në PS, themeluesi i saj, Fatos Nano, nuk është më. Ish-kryeministri dhe drejtuesi i FRESSH-t, Ilir Meta, nuk është më. Rexhep Meidani është një njeri i marxhinalizuar, Ylli Bufi, po ashtu është një njeri i marxhinalizuar, Pandeli Majko herë del e herë jo. Por është i marxhinalizuar, se nuk është një figurë qendrore“, ka thënë Islami gjatë një interviste.
Ai ka vijuar më tej me akuzat ndaj Ramës, duke thënë se bën një politikë mediokre.
“Linja e zotit Rama për mua, është politikisht një linjë mediokre, e kam thënë jointeligjente, por po them edhe mediokre“, tha Islami, që u përjashtua nga PS, pas kundërshtimit të hapur të vendimeve të kësaj force, ndërkohë që është akuzuar shpesh herë se ka bashkëpunuar me Berishën gjatë kohës që ishte pjesë e PS-së.