E Diel, 1 Nëntor 2026

Pala kosovare deshiron hapa perpara ne bisedimet e sotme me Beogradin

Delegacionet e Kosoves dhe Serbise edhe kesaj radhe udhehiqen nga zevendeskryeministrja kosovare Edita Tahiri dhe shefi i delegacionit serb Borislav Stefanovic. Ne prag te takimit Edita Tahiri beri te ditur se gjate dites se sotme do te bisedohet per temat qe jane hapur ne raundin e pare te bisedimeve.

Do te vazhdojme te bisedojme per telekomunikacionin dhe energjine. Ne po perpiqemi te normalizojme raportet mes dy shteteve te pavarura Kosoves dhe Serbise sepse Serbia eshte e perzier ne ceshtjet tona te brendshme si telekomunikacioni dhe energjia theksoi Tahiri.

Udheheqesja e delegacionit kosovar u shpreh se perzierja e Serbise ne keto ceshjte jo vetem qe e demton furnizimin e kosovareve me energii elektrike por demton edhe buxhetin e Kosoves.

Synim per te shkuar nje hap perpara

Takimi i pare ishte nje shans i mire qe te ulemi se bashku dhe te hapim temat qe preokupojne Kosoven dhe Serbine si dy shtete te pavarura ndersa tani do te perpiqemi te shkojme nje hap me perpara tha ajo.

Pala kosovare pret perparime konkrete ne kete takim me synim jo vetem zgjidhjen e ceshtjeve qe preokupojne qytetaret por edhe normalizimin e raporteve me shtetet fqinje pra edhe me Beogradin si njeri prej kushteve per afrim me Bashkimin Evropian. Ajo qe pala kosovare ka refuzuar kategorikisht deri tani eshte hapja e ceshjtes se statusit te Kosoves dhe bisedimeve eventuale per status special te veriut te Kosoves.

Ne nje deklarate para dy ditesh ketu ne Bruksel presidenti i Serbise Boris Tadic theksoi se ne Kosove duhet respektuar realiteti. Ky realitet do te thote sipas tij qe shqiptaret e Kosoves nuk duan te jetojne nen pushtetin e Serbise por as serbet e veriut te Kosoves nuk duan te jetojne nen pushtetin e Prishtines. Kjo deklarate ka hapur edhe nje here debatet per mundesine qe Serbia ne nje faze te mevonshme te kerkoje status special per veriun e Kosoves e madje ndoshta edhe ndarjen e saj.

Teme e sotme sipas serbeve energjia

Pala kosovare pohon se me Beogradin ne keto takime do te bisedoje vetem per ceshtjet teknike ndersa statusi eshte nje teme e perfunduar.

Sidoqofte takimi i sotem u fillua me optimizem sepse te dyja palet ishin te mendimit se do te kete perparime. Shefi i delegacionit Serb Borisllav Stefanovic nuk deshi te flase per temat qe do te trajtohen sot. Para ardhjes ne Bruksel ai ka pohuar se nuk do te nenshkruhet me Kosoven asnje marreveshje qe do te nenkuptonte njohjen e Kosoves si shtet. Ndersa sot u shpreh vetem shkurt

Do te vazhdojme te trajtojme temat qe kemi hapur ne takimin e pare me shprese se ato do ti perfundojme me sukses ose te pakten te perfundojme shumicen prej tyre. Sot do te trajtojme ceshtjen e furnizimit me energii elektrike dhe te pranise se Korporates Energjetike te Serbise atje per furnizimin e qytetareve ne provincen tone Kosoven u shpreh Stefanovic.

Takimi me dyer te mbyllura po mbahet me ndermjetesimin e perfaqesuesit te perfaqesueses evropiane per politike te Jashtme Robert Cooper.

Autor Bahri Cani

Redaktoi Auron Dodi

Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›