E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO merr komanden e nderhyrjes ushtarake ne Libi

Qeveria gjermane ka theksuar vazhdimisht se ushtaret gjermane nuk do te marrin pjese ne operacionet ushtarake ne Libi gjithesesi Gjermania votoi pro ketij vendimi te NATO-s

Aleatet e NATO-s kane vendosur te marrin pergjegjesine per te gjithe operacionin ushtarak ne Libi tha Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen. Koalicioni nderkombetar nen drejtimin e amerikaneve francezeve dhe britanikeve - i quajtur edhe si koalicioni i te vullnetshmeve - do tia kaloje komanden krejtesisht Natos.

Bazuar ne rezoluten e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara tha Rasmussen

...qellimi yne eshte te mbrojme civilet dhe zonat me popullsi civile nga kercenimet e sulmeve te regjimit te Gaddafit.

Sulmet ajrore te NATO-s bazohen ne nenin 4 te rezolutes se OKB-se per Libine. Ne te trupave te NATO-s u jepet e drejta qe per mbrojtjen e popullsise civile te ndermarrin te gjitha hapat dhe te perdorin te gjitha mjetet e domosdoshme me perjashtim te pushtimit te vendit me trupa tokesore.

Perfaqesues te NATO-s deklaruan se kalimi i plote i komandes te operacionit ajror ushtarak ne Libi nga drejtimi amerikano- francezo-britanik te ai i NATO-s mund te zgjase disa dite.

Sulme ndaj objekteve ushtarake dhe burimeve tww furnizimit

NATO-ja drejton qe prej dates 22 mars bllokaden detare ndaj Libise. Synimi i saj eshte qe te pengoje furnizimet e Libise me arme dhe depertimin e ushtareve mercenare ne Libi.

Bildunterschrift Libyen Krieg Gaddafi NATO NO FLASH

Sulmet ajrore te NATO-s do te drejtohen jo vetem kunder aviacionit libian apo reparteve te mbrojtjes kunderajrore por edhe kunder trupave libiane tankeve apo automjeteve te tjera ushtarake ne rast se jane duke sulmuar popullsine civile.

Nen mbrojtjen e sulmeve ajrore kundeshtaret e Gadafit arriten qe ti rikthehen ofensives.

Ne lidhje me hapat e metejshem te bashkesise nderkombetare per Libine do te diskutohet neser 29.3. ne Londer. Ne konferencen per Libine do te marrin pjese drejtues te OKB-se te NATO-s te Bashkimit Afrikan dhe mbi 30 ministra te jashtem. Ne konferecen e Londres do te marre pjese edhe ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle edhe pse Gjermania nuk do te dergoje trupa ne Libi.

Autor Andreas Reuter/Pandeli Pani

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›